Princi Leka ka ndarë me publikun fotografinë e parë pas lindjes së djalit të tij, Princ Aleksandrit.
Në imazhin bardhezi, të publikuar në rrjetet sociale, shihet Princesha Blerta duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa Princi Leka i mban dorën bashkëshortes, duke përcjellë një moment të ngrohtë familjar.

Krahas fotografisë, u publikua edhe njoftimi zyrtar për ardhjen në jetë të Princ Aleksandrit:
Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026 Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g. Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë. Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme. Oborri Mbretëror Shqiptar. /Telegrafi/





