Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik.
Paqué, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, theksoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar, duke nënvizuar se mungesa e një qeverie funksionale për gati një vit i ka shkaktuar vendit humbje të konsiderueshme financiare dhe politike, përfshirë miliona euro fonde të humbura nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe shfrytëzimi i potencialit të saj të plotë janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme me partnerët evropianë.
Paqué vlerësoi PDK-në si një parti të përkushtuar dhe të pasionuar ndaj integrimit evropian të Kosovës, bazuar në takimet dhe bashkëpunimet e tij të drejtpërdrejta.
“Nisur nga kjo bindje, unë e mbështes PDK-në dhe mikun tim Bedri Hamzën, që qytetarët e këtij vendi të vogël, por të mrekullueshëm, të kenë një të ardhme të ndritur”, u shpreh Paqué, duke uruar suksese dhe fat të mirë për Kosovën.
Videomesazhi vjen si një mbështetje e rëndësishme ndërkombëtare për PDK-në dhe vizionin e saj për stabilitet politik, rikthim të besimit me partnerët evropianë dhe përshpejtim të rrugës integruese të Kosovës.
Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian
<div><div><img width="640" height="357" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/karll.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="815" height="455" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/karll.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik. Paqué, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, theksoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar, duke nënvizuar se mungesa […]</div>






