Që nga viti 2016, Porsche ka garuar në kategorinë e garave GT4 me Cayman.
Kjo ndryshon për vitin 2027, me Porsche që e bazon veturën e re për gara në 911 për herë të parë.
Ka motorin e garës nga 911 Cup, që prodhon 512 kuaj fuqi nga motori i tij me gjashtë cilindra 4.0 litra.
911 GT4 R e re do të kushtojë 375,000 dollarë.
Vetura do të fillojë të garojë vitin e ardhshëm në kampionatin IMSA Michelin Pilot Challenge dhe SRO Pirelli GT4 America.
Në dekadën që kur Porsche iu bashkua GT4, prodhuesi i veturave ka ndërtuar më shumë se 1,500 modele grarash bazuar në Cayman. /Telegrafi/






