Zsolt Hegedus, politikani hungarez i njohur për një moment vallëzimi viral pas fitores së Peter Magyar në zgjedhje, ia mësyu sërish vallëzimit në shkallët e Parlamentit hungarez.
Ndërsa Magyar u betua si kryeministri i ri i Hungarisë, duke shënuar fillimin zyrtar të qeverisë së tij pas fitores zgjedhore të muajit të kaluar, Hegedus filloi para turmës së mbështetësve më lëvizjet e tij unike, transmeton Telegrafi.

Magyar shihet duke duartrokitur përkrah ligjvënësve të tjerë ndërsa ata bashkohen me festimet dhe vallëzojnë.
Hegedus ishte bërë viral edhe gjatë vallëzimit të tij të parë kur edhe u bën publike rezultatet e para të zgjedhjeve në Hungari që e nxorën Magyarin fitues.
Nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, Hegedus është cilësuar si një njeri i hareshëm që i pëlqen shumë muzika dhe vallëzimi. /Telegrafi/





