Policia e Kosovës ka bërë një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, pas ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës.
Në komunikatën e tyre të publikuar në rrjetet sociale, Policia thekson se kushtet aktuale – reshjet e shiut, bora dhe ngricat e mundshme – krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor. Autoritetet e rendit nënvizojnë se shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve dhe të ngadalësojnë gjatë lëvizjes në rrugë të lagura ose të mbuluara me borë dhe akull.
Policia gjithashtu këshillon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjeve të tjera për kushtet e dimrit.
“Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës,” thuhet në njoftim.
Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për përgjegjshmëri nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të garantohet qarkullimi i sigurt në rrugët e Kosovës.
Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës
<div><div><img width="640" height="449" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812171-attachment-1024x719.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1301" height="913" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812171-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka bërë një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, pas ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës. Në komunikatën e tyre të publikuar në rrjetet sociale, Policia thekson se kushtet aktuale – reshjet e shiut, bora dhe ngricat e mundshme – krijojnë</div>





