Përzgjedhësi i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 2-0 ndaj Australisë, rezultat që siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026.
Pas ndeshjes, tekniku argjentinas foli për FOX Sports, duke vlerësuar nivelin e treguar nga lojtarët e tij dhe vështirësinë që paraqiti kundërshtari.
“Kishim një pjesë të parë shumë të mirë. Australia është një skuadër shumë e fortë. Që kur u hodh shorti në dhjetor, mendova se kjo do të ishte një përballje shumë e vështirë”.
“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, por mënyra se si luajtëm ishte e mrekullueshme”, shtoi ai.
Gjatë takimit, tifozët amerikanë brohorisnin emrin e trajnerit, ndërsa Pochettino nuk i kurseu fjalët e mira as për atmosferën e krijuar në stadium.
“Kemi tifozë të mrekullueshëm dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel me Argjentinën”.
“Janë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për ta”, u shpreh ai.
Me këtë fitore, SHBA-ja vazhdon ecurinë perfekte në fazën e grupeve, duke regjistruar dy fitore radhazi dhe duke siguruar kualifikimin e hershëm në fazën e 32 më të mirëve të Kupës së Botës./Telegrafi/






