Petrol Company në Muajin Rozë: Kujdesi për gratë, përgjegjësi e përbashkët

Nacionale

Tetori sjell një mesazh që meriton vëmendje gjatë gjithë vitit: kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet. Muaji Rozë na fton të flasim më hapur për kancerin e gjirit, të informohemi dhe t’i kushtojmë rëndësi kontrolleve të rregullta. Petrol Company i bashkohet këtij mesazhi, duke vendosur në qendër gratë e stafit të saj. Këtë vit, […]

Madhësia e shkronjave

Tetori sjell një mesazh që meriton vëmendje gjatë gjithë vitit: kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet. Muaji Rozë na fton të flasim më hapur për kancerin e gjirit, të informohemi dhe t’i kushtojmë rëndësi kontrolleve të rregullta.

Petrol Company i bashkohet këtij mesazhi, duke vendosur në qendër gratë e stafit të saj. Këtë vit, ato përcjellin një thirrje për çdo grua: gjeni kohë për veten dhe bëjeni shëndetin tuaj përparësi.

Me përkushtimin dhe solidaritetin e tyre, punonjëset e Petrol Company tregojnë se mbështetja për njëra-tjetrën mund të nisë nga një bisedë, një kujtesë për kontroll apo një fjalë inkurajuese.

Për kompaninë, ky angazhim vazhdon përtej tetorit. Sigurimi shëndetësor i ofruar për stafin mbështet kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin gjatë gjithë vitit.

Në këtë Muaj Rozë, Petrol Company inkurajon gratë dhe vajzat të informohen, të këshillohen me profesionistët shëndetësorë dhe të mos i lënë pas dore kontrollet e rekomanduara.

Kujdesi për veten meriton kohë. Jepjani atë sot.