Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nacionale

<div><div><img width="640" height="496" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Voti.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="908" height="703" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Voti.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës, ndërkohë në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik […]</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës, ndërkohë në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radobiqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë parregullsi.
Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues.
“Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë”, tha Radoniqi.