“Pema e Solidaritetit”, nxënësit e klasës III/1 në “Naim Frashëri” me aktivitet humanitar

Vendore

Në kuadër të Javës së Solidaritetit dhe Mirësisë, nxënësit e klasës III/1 në Shkolla Fillore “Naim Frashëri” kanë realizuar një aktivitet edukativ dhe humanitar, me qëllim promovimin e vlerave të solidaritetit dhe humanizmit tek fëmijët. Gjatë aktivitetit, nxënësit ndërtuan simbolikisht “Pemën e Solidaritetit”, ku vendosën mesazhe sensibilizuese dhe inkurajuese kushtuar ndihmës ndaj të tjerëve, mirëkuptimit […]

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të Javës së Solidaritetit dhe Mirësisë, nxënësit e klasës III/1 në Shkolla Fillore “Naim Frashëri” kanë realizuar një aktivitet edukativ dhe humanitar, me qëllim promovimin e vlerave të solidaritetit dhe humanizmit tek fëmijët.

Gjatë aktivitetit, nxënësit ndërtuan simbolikisht “Pemën e Solidaritetit”, ku vendosën mesazhe sensibilizuese dhe inkurajuese kushtuar ndihmës ndaj të tjerëve, mirëkuptimit dhe mbështetjes sociale.

Përveç pjesës edukative, nxënësit u përfshinë edhe në një aksion humanitar për grumbullimin e rrobave për familjet në nevojë, duke dhënë shembull konkret të solidaritetit dhe ndarjes me të tjerët.

Nga shkolla u vlerësua angazhimi i nxënësve dhe bashkëpunimi i prindërve në realizimin e aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e edukimit të brezave të rinj me ndjenjën e përgjegjësisë sociale dhe vlerave humane.

Aktiviteti u cilësua si një mesazh pozitiv që dëshmon se shkolla, përveç dijes, mbetet edhe vend ku kultivohen mirësia, respekti dhe solidariteti./BujanociNet/