Pedri e kishte parashikuar finalen e Kupës së Botës? Një postim i tij i para më shumë se një viti u bë realitet

Sport

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që ka treguar gjatë gjithë turneut. Skuadra e Luis de la Fuente tani është vetëm një fitore larg ngritjes së trofeut më prestigjioz në futboll. Pas suksesit ndaj “Les Bleus”, tifozët […]

Madhësia e shkronjave

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që ka treguar gjatë gjithë turneut.

Skuadra e Luis de la Fuente tani është vetëm një fitore larg ngritjes së trofeut më prestigjioz në futboll.

Pas suksesit ndaj “Les Bleus”, tifozët rikthyen në vëmendje një postim të Pedrit në Instagram, i publikuar më shumë se një vit më parë.

Në fotografi, mesfushori i Barcelonës shfaqej së bashku me Lamine Yamalin dhe Nico Williamsin, ndërsa mbishkrimi përmbante vetëm një datë: “19.07.26”.

Kjo datë është pikërisht dita kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës 2026. Në atë kohë, shumëkush nuk e kuptoi domethënien e postimit, por pas kualifikimit të Spanjës në finale, ai është bërë viral në rrjetet sociale dhe është interpretuar si një “parashikim” i rrugëtimit të “La Roja”.

Tani, Pedri, Yamal dhe Nico Williams do të kenë mundësinë ta bëjnë ëndrrën realitet edhe në fushë, pasi më 19 korrik Spanja do të luftojë për titullin e kampiones së botës, duke kërkuar të kurorëzojë një turne që deri më tani ka qenë pothuajse perfekt. /Telegrafi/