Pas një nate me tensione, paradite e qetë në sheshin “Skënderbeu”

Nacionale

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është i qetë këtë mëngjes, pas protestës së mbrëmshme e cila gjatë zhvillimit të saj eskaloi në përplasje dhe tensione. Pas protestës së tensionuar të hënën, sot situata në qendër të kryeqytetit është e qetë, gjersa në orën 12:00 është paralajmëruar protesta tjetër e radhës. Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova sjell […]

Madhësia e shkronjave

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është i qetë këtë mëngjes, pas protestës së mbrëmshme e cila gjatë zhvillimit të saj eskaloi në përplasje dhe tensione.

Pas protestës së tensionuar të hënën, sot situata në qendër të kryeqytetit është e qetë, gjersa në orën 12:00 është paralajmëruar protesta tjetër e radhës.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova sjell fotografi nga sheshi i Prishtinës. /Telegrafi/