Pas fitores së Listës Studentore, qytetarët në Serbi largojnë fotografitë e Vuçiqit nga zyrat publike

Bota

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të qytetarëve që largojnë fotografitë e Aleksandar Vuçiqit nga zyrat e drejtorëve të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike. Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pamje të tilla janë regjistruar në Lazarevc, Beograd, Novi Sad dhe Nish, […]

Madhësia e shkronjave

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të qytetarëve që largojnë fotografitë e Aleksandar Vuçiqit nga zyrat e drejtorëve të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pamje të tilla janë regjistruar në Lazarevc, Beograd, Novi Sad dhe Nish, si dhe në qytete të tjera të Serbisë.

Në videot e publikuara shihen qytetarë që hyjnë në institucione publike, shkojnë në zyrat e drejtorëve dhe heqin nga muret fotografitë e Vuçiqit, ish-presidentit të Serbisë.

Këto veprime po shfaqen në një moment të ndryshimeve politike pas fitores së Listës Studentore, ndërsa largimi i fotografive të Vuçiqit nga zyrat publike po merr edhe kuptim simbolik në raport me ndikimin e tij në institucionet shtetërore.

Komentet