Shtëpia e Bardhë të hënën pas “bllokadës” së fundit të CNN ndaj mbulimit gazetaresk në Air Force One, refuzoi të lejojë Politico-n të hipë në aeroplanin presidencial.
Një zëdhënës i Politico konfirmoi se medias iu ndalua hyrja në grupin e gazetarëve që mbulonin udhëtimet e Presidentit larg shtëpisë, gati një muaj pasi Presidenti Donald Trump njoftoi më 18 shtator se po “ndalon” Politico-n, CNN-in dhe MS NOW nga Shtëpia e Bardhë, një veprim që ekspertët ligjorë e kanë quajtur jokushtetues.
Më pas, mediat ngritën një padi, duke pretenduar se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë dhe të Pestë të Kushtetutës.
Gjykatësi Timothy J. Kelly lëshoi një urdhër të përkohshëm duke i kërkuar administratës Trump të rivendoste kredencialet e gazetarëve.
Që atëherë, Shtëpia e Bardhë e ka bllokuar vazhdimisht CNN-in nga udhëtimi me Air Force One në ditët kur ishte radha e saj për të përfaqësuar rrjetet televizive në ekipin e mbulimit.
Tani, në ditën kur ishte radha e Politico-s për të përfaqësuar shtypin e shkruar në ekipin e mbulimit, është bllokuar edhe ajo. /Telegrafi/






