Papa Leo XIV teston të ardhmen elektrike të Ferrarit me supermakinën e re Luce

Teknologji

Kryetari i Ferrarit, John Elkann, dhe drejtuesit e lartë të kompanisë u takuan me Papën përpara se të zbulonin automjetin nën një mbulesë të kuqe. Papa e inspektoi makinën nga afër, u ul në ulësen e shoferit dhe dëgjoi ndërsa piloti testues i Ferrarit, Raffaele De Simone, shpjegonte kontrollet dhe mënyrat e drejtimit të automjetit. […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Ferrarit, John Elkann, dhe drejtuesit e lartë të kompanisë u takuan me Papën përpara se të zbulonin automjetin nën një mbulesë të kuqe.

Papa e inspektoi makinën nga afër, u ul në ulësen e shoferit dhe dëgjoi ndërsa piloti testues i Ferrarit, Raffaele De Simone, shpjegonte kontrollet dhe mënyrat e drejtimit të automjetit.

Imazhet nga takimi në Vatikan treguan Papën duke mbajtur një timon Ferrari dhe duke pozuar me inxhinierë dhe staf teknik të prodhuesit Italian, transmeton Telegrafi.

Ferrari tha se Luce përdor katër motorë elektrikë, një në secilën rrotë, dhe ofron deri në 1,050 kuaj fuqi.

Kompania vlerëson një autonomi drejtimi prej 530 kilometrash, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë zgjat 2.5 sekonda.

Modeli është projektuar me LoveFrom, agjencinë krijuese të themeluar nga ish-dizajneri i Apple, Jony Ive.

Ferrari pret që supermakina elektrike të dalë në shitje për rreth 550,000 euro, duke shënuar një hap të madh për markën italiane, ndërsa prodhuesit e makinave luksoze zgjerojnë linjat e tyre elektrike në të gjithë botën. /Telegrafi/