Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 28 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit nga forcat gjenocidale të Serbisë.
“Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Çirezit, prej të cilëve 20 civilë që u shndërruan në martirë e 4 dëshmorë të UÇK-së që ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës civile”.
“Kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën”.
“Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Çirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit”, tha Osmani.
Ajo shtoi se kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht.
“Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Çirezit”, përfundoi presidentja Osmani.
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Çirezit u bë thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri
<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/825053-osmani-gjaku-i-te-reneve-te-likoshanit-dhe-cirezit-u-be-thirrje-per-qendrese-dinjitet-dhe-liri.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="osmani:-gjaku-i-te-reneve-te-likoshanit-dhe-cirezit-u-be-thirrje-per-qendrese,-dinjitet-dhe-liri" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/825053-osmani-gjaku-i-te-reneve-te-likoshanit-dhe-cirezit-u-be-thirrje-per-qendrese-dinjitet-dhe-liri.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="osmani:-gjaku-i-te-reneve-te-likoshanit-dhe-cirezit-u-be-thirrje-per-qendrese,-dinjitet-dhe-liri" loading="lazy"></p>Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 28 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit nga forcat gjenocidale të Serbisë. “Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Çirezit, prej të cilëve 20 civilë që u shndërruan</div>






