“Nuk do të marrë pjesë në protestën kombëtare”, Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë

Nacionale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë fizikisht në protestën kombëtare apo do ta ndjekë atë nga zyra e tij, nënkuptoi se nuk do të jetë i pranishëm në tubim. Përmes një deklarate për mediat duke u futur në selinë e PD, Berisha theksoi se sot […]

Madhësia e shkronjave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë fizikisht në protestën kombëtare apo do ta ndjekë atë nga zyra e tij, nënkuptoi se nuk do të jetë i pranishëm në tubim.

Përmes një deklarate për mediat duke u futur në selinë e PD, Berisha theksoi se sot e gjithë Shqipëria ndodhet në Tiranë në mbështetje të revoltës rinore e studentore.

“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre. Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.

Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton”, tha Berisha. /euronews.al/

Komentet