Një muaj pa Shpatin, Selvija e kujton me foton prekëse

Magazina

<div><div><img width="640" height="362" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/07/selvija-1024x579.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1150" height="650" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/07/selvija.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kanë kaluar saktësisht 30 ditë nga një prej ngjarjeve më tronditëse për artin shqiptar të këtij viti. Më 26 nëntor, lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, shokoi mbarë opinionin publik. Sot, në këtë muaj të parë të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kanë kaluar saktësisht 30 ditë nga një prej ngjarjeve më tronditëse për artin shqiptar të këtij viti.
Më 26 nëntor, lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, shokoi mbarë opinionin publik.
Sot, në këtë muaj të parë të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur të kujtojë artistin përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram Story, Selvija ka publikuar një foto bardhë e zi, e cila duket se nuk është parë më herët nga publiku. Në imazh shfaqet Shpati në një moment intim dhe plot dashuri me djalin e tyre të vogël, Roelin, duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.
Mbishkrimi i fotos është i shkurtër, por mbart gjithë peshën e mungesës: “1 muaj pa ty ”.
Kujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej me familjen. Sipas raportimeve të konfirmuara në atë kohë, shkak i vdekjes ishte një sulm kardiak.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja dhe bashkëshortja Selvije, por edhe tek mijëra fansa që u rritën me hitet e tij si “Valle Kosovare” apo “Kush të ndau prej meje”.

Ky postim i Selvijes vjen si një dëshmi e dhimbjes që vazhdon të jetë e freskët, por edhe si një kujtim i dashurisë së madhe që Shpati kishte për familjen e tij.