‘Një lojë antishtet’, Matoshi për moscertifikimin e Listës Serbe

Nacionale

<div><div><img width="640" height="357" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804100-attachment-1024x571.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="‘Një lojë antishtet’, Matoshi për moscertifikimin e Listës Serbe" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1284" height="716" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804100-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="‘Një lojë antishtet’, Matoshi për moscertifikimin e Listës Serbe"></p>Komentatori politik Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një goditje të rëndë për imazhin e vendit dhe një “autogol politik” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Matoshit, kritikat e SHBA-së janë tejet serioze dhe drejtpërdrejt e</div>

Madhësia e shkronjave

Komentatori politik Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një goditje të rëndë për imazhin e vendit dhe një “autogol politik” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Matoshit, kritikat e SHBA-së janë tejet serioze dhe drejtpërdrejt e akuzojnë Qeverinë e Kosovës për rrezikim të interesave amerikane në vend.
“Ide që në ballë të saj është vetë lideri i LVV-së, Albin Kurti, për një grusht vota atij as që i bën që imazhi i shtetit ka rënë në lloç,” tha Matoshi në “Adresa”.
Ai theksoi se kumtesa e SHBA-së, në të cilën paralajmërohet rrezikimi i marrëdhënieve strategjike dhe pamundësia e rikthimit të dialogut, duhet të lexohet me vëmendje.
“Lexone me zë kumtesën e SHBA, po thotë: ju po i rrezikoni interesat amerikane në Kosovë dhe praktikisht e pamundësoni rikthimin e dialogut strategjik. Njëjtë është edhe BE-ja,” u shpreh ai.
Sipas Matoshit, qëllimi i Kurtit nuk lidhet me parime shtetërore, por me mobilizim elektoral.
“Ky është një auto-gol i Albin Kurtit, se është në panik me i humb zgjedhjet dhe nuk shoh tjetër qëllim këtu veç me i mobilizu njerëzit edhe një herë në frymën anti-serbe,” tha komentatori. /Gazeta10

Si e vlerësoni këtë lajm?