Zyrtarisht ka nisur mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2026
Eurovision 2026 ka hyrë sonte (e enjte) në një tjetër natë vendimtare, teksa zyrtarisht ka nisur gjysmëfinalja e dytë, ku shtetet garuese synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe.

Në këtë mbrëmje, Shqipëria ngjitet në skenë si e 13-ta në renditje, e përfaqësuar nga këngëtari Alis me këngën “Nan”.go
Për të mbështetur Shqipërinë, shqiptarët e diasporës që kanë të drejtë vote sonte, mund të votojnë duke zgjedhur numrin 13 për performancën e Alis.
Renditja e plotë e performancave (Gjysmëfinalja e dytë)
1. Bullgaria – DARA – “Bangaranga”2. Azerbajxhani – JIVA – “Just Go”3. Rumania – Alexandra Căpitănescu – “Choke Me”4. Luksemburgu – Eva Marija – “Mother Nature”5. Çekia – Daniel Zizka – “CROSSROADS”6. Armenia – SIMÓN – “Paloma Rumba”7. Zvicra – Veronica Fusaro – “Alice”8. Qiproja – Antigoni – “JALLA”9. Letonia – Atvara – “Ēnā”10. Danimarka – Søren Torpegaard Lund – “Før Vi Går Hjem”11. Australi – Delta Goodrem – “Eclipse”12. Ukraina – LELÉKA – “Ridnym”13. Shqipëria – Alis – “Nan”14. Malta – AIDAN – “Bella”15. Norvegjia – JONAS LOVV – “YA YA YA”. /Telegrafi/





