Nis me derbin Prishtina – Ballkani, mësohet orari i sezonit vjeshtor të Superligës për edicionin 2026/27

Sport

Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës. Edhe kësaj radhe, qysh në start do të kemi kënaqësinë të shohim disa përballje mjaftë interesante. Vëmendja padyshim do të jetë te sfida Prishtina – Ballkani, derisa edhe Drita me Llapin pritet të jetë mjaftë e zjarrtë. Malisheva do […]

Madhësia e shkronjave

Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës.

Edhe kësaj radhe, qysh në start do të kemi kënaqësinë të shohim disa përballje mjaftë interesante.

Vëmendja padyshim do të jetë te sfida Prishtina – Ballkani, derisa edhe Drita me Llapin pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.

Malisheva do të jetë mysafir i skuadrës të sapo promovuar, Vushtrrisë, kurse Gjilani i shkon Feronikelit ’74. Sfida e fundit është mes Drenicës dhe Dukagjinit.

Rikujtojmë, sezoni vjeshtor do të fillojë nga 15 gushti si dhe përfundon më 20 dhjetor./Telegrafi/