Ngjyra, buzëqeshje dhe shpresë: Dorarta Bislimi kurs pikture vullnetar për fëmijët e SOS Fshatit

Nacionale

<div><div><img width="262" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819094-ngjyra-buzeqeshje-dhe-shprese-dorarta-bislimi-kurs-pikture-vullnetar-per-femijet-e-sos-fshatit.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ngjyra,-buzeqeshje-dhe-shprese:-dorarta-bislimi-kurs-pikture-vullnetar-per-femijet-e-sos-fshatit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="262" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819094-ngjyra-buzeqeshje-dhe-shprese-dorarta-bislimi-kurs-pikture-vullnetar-per-femijet-e-sos-fshatit.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ngjyra,-buzeqeshje-dhe-shprese:-dorarta-bislimi-kurs-pikture-vullnetar-per-femijet-e-sos-fshatit" loading="lazy"></p>Në kuadër të aktiviteteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, piktorja e re Dorarta Bislimi ka realizuar një kurs pikture vullnetar për fëmijët, duke sjellë ngjyra, dashuri dhe shpresë në përditshmërinë e tyre. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin ndjenjat, ëndrrat dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të aktiviteteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, piktorja e re Dorarta Bislimi ka realizuar një kurs pikture vullnetar për fëmijët, duke sjellë ngjyra, dashuri dhe shpresë në përditshmërinë e tyre.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin ndjenjat, ëndrrat dhe imagjinatën e tyre përmes vizatimit dhe ngjyrave. Çdo punim artistik pasqyroi emocionet e sinqerta të fëmijëve dhe kreativitetin e tyre të lirë.
Përmes këtij angazhimi vullnetar, SOS Fshati tha se Dorarta Bislimi dëshmoi se arti nuk është vetëm talent, por edhe një formë e fuqishme e mirësisë dhe solidaritetit. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë shprehën mirënjohjen për kontributin e saj, duke vlerësuar rolin e artit në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve.