Nga një vend i vogël si Çaplina në skenën botërore – Ivana Knoll bëhet ylli kryesor i FIFA Fan Festivalit

Magazina

Influencuesja dhe DJ kroate, Ivana Knoll, është krenuar në TikTok me suksesin e saj, duke thënë se nga qyteti i vogël i Çaplinës ka arritur të bëhet performuesja kryesore në FIFA Fan Festival në Los Angeles. Bashkë me një video ku shihet në lot, Knoll shkroi: “Nga një vajzë e një qyteti të vogël si […]

Madhësia e shkronjave

Influencuesja dhe DJ kroate, Ivana Knoll, është krenuar në TikTok me suksesin e saj, duke thënë se nga qyteti i vogël i Çaplinës ka arritur të bëhet performuesja kryesore në FIFA Fan Festival në Los Angeles.

Bashkë me një video ku shihet në lot, Knoll shkroi: “Nga një vajzë e një qyteti të vogël si Çaplina deri te performuesja kryesore në FIFA Fan Festival në Los Angeles. Kam qarë pothuajse gjithë mëngjesin, ndërsa unë qaj shumë rrallë”.

“Ju mund ta imagjinoni sa e madhe është kjo arritje për mua”, shtoi ajo.

Theksoi se ka arritur të realizojë ëndrrën e saj, duke kaluar nga një tifoze e Kroacisë – përmes së cilës u bë e njohur në mbarë botën – në pozicionin e performueses kryesore në një ngjarje të tillë.

“Ejani dhe më mbështesni”, shkroi Ivana.

Kujtojmë se prej disa vitesh performon si DJ në vende të ndryshme të botës, ndërsa më herët ka performuar edhe në Madison Square Garden.

“E kam ndërtuar të gjithë karrierën time vetë, pa agjent, pa menaxher dhe pa ndihmën e askujt. Sidomos tani në industrinë e muzikës, e cila dominohet kryesisht nga burrat dhe ku është vërtet e vështirë të depërtosh, veçanërisht si grua dhe sidomos në industrinë e DJ-ve”, kishte deklaruar më herët.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë gjatë Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, kur me paraqitjet e saj si tifoze tërhoqi vëmendjen e mediave botërore dhe fitoi miliona ndjekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/