Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale pas publikimit të disa videove brenda veturës së tij luksoze, ku shfaqen edhe disa figura të njohura publike.
Mes tyre ishte edhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, duke nxitur menjëherë reagime dhe kureshtje te ndjekësit për natyrën e këtyre takimeve.

Më pas, në videot e publikuara u panë edhe emra të tjerë si Gani Geci, Vedat Bajrami si dhe Meriton Mjekiqi, me të cilin Don Xhoni u ribashkua pas pesë vitesh.
Sipas raportimeve, këto paraqitje nuk janë rastësore, por pjesë e një strategjie promovuese për albumin e ri të reperit.
Video të tilla pritet të jenë vetëm paralajmërime të një projekti më të madh që do të publikohet së shpejti.
Në ‘Lamborghini’ të artistit u pa edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Adelina Ismaili.
Se kur do të lansohen dhe çfarë gjegjësisht do të ketë, mbetet për t’u parë në vazhdim. /Telegrafi/





