Pjesë të Tetovës dhe disa fshatra të rajonit të Tetovës do të mbeten nesër pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, njoftojnë nga EVN.
Ndërprerjet do të bëhen në intervale të ndryshme kohore dhe do të prekin këto zona:

Në Sllatinë të Tearcës, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërsa do të përfshijë një pjesë të fshatit, konkretisht objektet përgjatë rrugës nga xhamia në drejtim të Leshkës.
Në Jegunovcë, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 15:00 në centralen fotovoltaike „Micropower“, objektin „Nelina Kafe“ dhe TS „Suni Park“.
Në Jazhincë, ndërprerja është planifikuar nga ora 09:30 deri në 14:00 dhe do të prekë një pjesë të fshatit.
Ndërsa në Tetovë, nga ora 09:45 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e lagjes Lagjja e Epërme, në rrugën për në Banjën e qytetit.
Nga EVN u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet dhe obligimet e tyre dhe ta përshtatin punën gjatë periudhës së ndërprerjes së energjisë elektrike.





