Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.
Fillimisht me mbledhjen e Kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00, do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, raporton KosovaPress.

Ndërsa Komisioni për Integrime Evropiane do të mbaj takim me ambasadorin e Bashkimit Evropia në Kosovë, Dick Schuebel, duke nisur nga ora 09:45.
Ndërkohë, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të nis mbledhjen në orën 10:30, ku do të ketë takim me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, tema e diskutimit: Çështjet që ndërlidhen me marrjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pika të ndryshme.
Po ashtu gjatë ditës së nesërme, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbaj takim me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, Arnaud Dusaucy.
I njëjti komision do të mbaj mbledhje në orën 12:00 ku pritet të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze dhe pika të ndryshme.
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është miratuar mesnatë, në parim projektbuxheti 2027 në vlerë 4.27 miliardë euro.





