Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Çekaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar arsyet e vendimit.
Çekaj ka theksuar se arsyeja kryesore për moskandidimin lidhet me nevojën për t’iu përkushtuar familjes, veçanërisht nënës së tij, e cila, siç tha ai, ka më shumë se kurrë nevojë për praninë dhe përkujdesjen e tij.
“Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar kurrë. Por, përballë përgjegjësive që kam ndaj familjes sime, e sidomos ndaj nënës time, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për praninë dhe përkujdesjen time, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e listës.
Ky vendim nuk e ndalon angazhimin tim. Përkundrazi – mbetem plotësisht aktiv në organizimin e mërgatës sonë të mrekullueshme dhe të përkushtuar.
Përmes kësaj deklarate, dua t’i ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi në përkrahje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ndryshimit të domosdoshëm që vendi ynë, Kosova jonë, ka aq shumë nevojë.
Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehem edhe më fuqishëm, si në garë ashtu edhe në angazhimet e drejtpërdrejta për LDK-në dhe për Kosovën”, shkroi Çekaj.
“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet
<div><div><img width="640" height="579" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805177-attachment-1024x926.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1080" height="977" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805177-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet" loading="lazy"></p>Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Çekaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar arsyet e vendimit. Çekaj ka theksuar se arsyeja kryesore për moskandidimin</div>






