Në qytetin e Tetovës më 15 korrik do të kryhet dezinsektim tokësor kundër insekteve

Rajon

Komuna e Tetovës ka njoftuar se do të realizojë një aksion të ri për spërkatje kundër insekteve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e rekomanduara të kujdesit. Dezinsektimi i dytë hapësinor, përkatësisht tokësor (terestrik), në territorin e qytetit do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik 2026, në kuadër […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Tetovës ka njoftuar se do të realizojë një aksion të ri për spërkatje kundër insekteve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e rekomanduara të kujdesit.

Dezinsektimi i dytë hapësinor, përkatësisht tokësor (terestrik), në territorin e qytetit do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik 2026, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë periudhës së verës.

Trajtimi do të kryhet nga një operator i autorizuar, në përputhje me planin operativ të miratuar, ndërsa e gjithë aksioni do të mbikëqyret nga përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Nga Komuna e Tetovës u bëhet thirrje qytetarëve që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive, banesave dhe objekteve afariste, si dhe të shmangin qëndrimin e panevojshëm në ambiente të hapura derisa të përfundojë trajtimi.

Po ashtu, qytetarët duhet t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e ekipeve që do të jenë të angazhuara në terren.

Një apel i posaçëm u drejtohet bletarëve, të cilët duhet të ndërmarrin me kohë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen dhe mbylljen e shoqërive të bletëve.

Qëllimi është të parandalohen pasojat e mundshme dhe dëmet ndaj bletëve gjatë trajtimit kundër insekteve.

Nga pushteti lokal theksojnë se dezinsektimi është një procedurë standarde parandaluese, që synon kontrollin dhe uljen e popullatës së insekteve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë sezonit veror.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet, në mënyrë që aksioni të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe efikase.