Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808444-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808444-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj" loading="lazy"></p>Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike. Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit</div>

Madhësia e shkronjave

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia, raporton “Betimi për Drejtësi“. Më pas, tek pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.
Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj. Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan. E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.