Ramush Haradinaj njofton për vdekjen e bashkëluftëtarit Afrim Mehmetaj
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij nga orët e para të luftës, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmetaj, miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani”, ka shkruar Haradinaj.
Ai e ka falënderuar Mehmetajn për shërbimin ndaj atdheut, ndërsa në fund i ka shprehur nderimet e tij.
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/





