Ndahet nga jeta legjenda e basketbollit pejan, Mithat Belegu

Sport

Sporti kosovar ka humbur një nga emrat më të respektuar të basketbollit. Ka ndërruar jetë Mithat Belegu, ish-basketbollist dhe figurë e shquar e basketbollit pejan. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, ndërsa nipi i tij, Aroni, ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit. “Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë […]

Madhësia e shkronjave

Sporti kosovar ka humbur një nga emrat më të respektuar të basketbollit. Ka ndërruar jetë Mithat Belegu, ish-basketbollist dhe figurë e shquar e basketbollit pejan.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, ndërsa nipi i tij, Aroni, ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Mithat Belegu. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë, forcën dhe dashurinë që ua dhuroi familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. Varrimi do të bëhet më 27 korrik 2026, në ora 14:00, në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mithat Belegu ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB Buducnost, klub që sot njihet si KB Peja, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e basketbollit pejan dhe kosovar.

Ai do të kujtohet si një sportist i përkushtuar dhe një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e basketbollit të Kosovës.

Ngushëllime familjes Belegu, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit për këtë humbje të madhe. /Telegrafi/