NATO tha se ka kapur një tjetër raketë balistike që shkonte drejt Turqisë, duke riafirmuar gatishmërinë e aleancës për të mbrojtur të gjithë anëtarët e saj kundër çdo kërcënimi, tha zëdhënësi të hënën.
"NATO ka kapur përsëri një raketë që shkonte drejt Turqisë. NATO qëndron e vendosur në gatishmërinë e saj për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi", tha zëdhënësja Allison Hart përmes X, përcjell Telegrafi.
NATO has again intercepted a missile heading to Türkiye. NATO stands firm in its readiness to defend all Allies against any threat
— NATO Spokesperson (@NATOpress) March 9, 2026






