Jose Mourinho po arrin të rikthejë në formën më të mirë disa prej futbollistëve të Real Madridit, ndërsa Dean Huijsen është një nga emrat që po përfiton më së shumti nga besimi i trajnerit portugez.
Mbrojtësi 21-vjeçar është bërë i padiskutueshëm në formacionin e “Los Blancos”, duke luajtur të gjitha minutat në katër ndeshjet e para të La Ligës.
Edhe pse Reali u mposht 1-0 nga Betisi në ndeshjen e fundit, Huijsen zhvilloi një paraqitje solide dhe konfirmoi rëndësinë e tij në mbrojtje dhe në ndërtimin e aksioneve nga prapa.
Reali investoi rreth 63 milionë euro për transferimin e tij nga Bournemouth në verën e vitit 2025, ndërsa mbrojtësi firmosi kontratë deri në vitin 2030. Pas një sezoni të parë me më pak hapësira, ardhja e Mourinhos duket se ka ndryshuar statusin e tij në skuadër.
Trajneri portugez e njeh mirë Huijsenin, pasi mbrojtësi ishte pjesë e Romës në sezonin 2023/24, kur luajti si i huazuar nga Juventusi. Tani, ai pritet të jetë një nga titullarët kryesorë të Real Madridit edhe në sfidat e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/






