Moti në Shqipëri, vranët dhe shi herë pas herë

Nacionale

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e […]

Madhësia e shkronjave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/