Bayern Munichu e “trondit” Liverpoolin, ia ofron 60 milionë euro për talentin e madh

Sport

Bayern Munich ka qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, por klubi anglez e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin e ri. Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Sam Dean, gjiganti gjerman ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të 17-vjeçarit, i cili po konsiderohet […]

Madhësia e shkronjave

Bayern Munich ka qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, por klubi anglez e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin e ri.

Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Sam Dean, gjiganti gjerman ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të 17-vjeçarit, i cili po konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian.

Megjithatë, Liverpooli ka refuzuar të hapë negociatat për largimin e tij, duke treguar vendosmërinë për ta mbajtur një prej futbollistëve që e sheh si pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit.

Ngumoha ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe potencialin e madh, ndërsa interesimi nga Bayern Munich dëshmon vlerësimin që ka fituar në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, përfaqësuesit e futbollistit janë në bisedime me drejtuesit e Liverpoolit për nënshkrimin e një kontrate të re, e cila do të pasqyronte rëndësinë dhe statusin e tij në rritje.

Për klubin anglez, sigurimi i së ardhmes së Ngumohas është bërë një çështje me rëndësi të veçantë, sidomos pas interesimit të një gjiganti si Bayern Munich, që ishte i gatshëm të shpenzonte rreth 60 milionë funte për shërbimet e tij./Telegrafi/

Komentet