Bebe Rexha zbulon koopertinën e albumit të ri “Dirty Blonde”, sjell 13 këngë të reja me 13 klipe

Magazina

Bebe Rexha ka zbuluar në Instagram kopertinën zyrtare të albumit të saj të ri, “Dirty Blonde”, duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve për projektin që pritet të dalë më 12 qershor. Në imazhin e publikuar, artistja shfaqet në një estetikë të guximshme dhe “glam”, e shtrirë në një ambient me vibra luksi dhe detaje që […]

Madhësia e shkronjave

Bebe Rexha ka zbuluar në Instagram kopertinën zyrtare të albumit të saj të ri, “Dirty Blonde”, duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve për projektin që pritet të dalë më 12 qershor.

Në imazhin e publikuar, artistja shfaqet në një estetikë të guximshme dhe “glam”, e shtrirë në një ambient me vibra luksi dhe detaje që të kujtojnë një skenë të kuruar si set filmi.

Bebe paraqitet me flokë biondë të çelët, grim të theksuar dhe një pamje që balancon mes elegancës dhe provokimit, ndërsa veshja me tone të errëta dhe elementet e buta në rozë i japin kopertinës një kontrast të fortë vizual.

Një nga detajet që bie më shumë në sy është zinxhiri/aksesor i artë që mban në gojë, ku shkruhet titulli “Dirty Blonde”, një simbolikë që e bën kopertinën edhe më të komentueshme dhe e lidh drejtpërdrejt me identitetin e albumit. Në sfond shihen edhe aksesorë të tjerë, që e plotësojnë atmosferën “fashion editorial” dhe e bëjnë të duket si një kopertinë e menduar për të treguar një histori, jo vetëm një fotografi.

Krahas fotos, Bebe ka konfirmuar edhe datën e publikimit, duke shkruar: “Albumi im i ri ‘DIRTY BLONDE’ do të jetë zyrtarisht i juaji më 12 qershor. Bëjeni porosinë paraprake tani / linku në bio”.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e saj dhe shënon rikthimin e madh të këngëtares në skenën e albumeve, tri vite pas projektit “Bebe” (2023). Deri tani, ajo ka publikuar katër këngë nga ky album: “I Like You Better Than Me”, “Hysteria”, “Çike çike” dhe hitin “New Religion”, duke lënë të kuptohet se projekti do të vijë me një miks stilesh dhe me një identitet të qartë artistik.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, duket se e ka nisur fuqishëm vitin 2026, ndërsa “Dirty Blonde” pritet të jetë një nga publikimet më të rëndësishme të saj këtë vit, si në aspektin muzikor, ashtu edhe në atë vizual. /Telegrafi/