Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.
Takimi rezultoi me nënshkrimin e një kontrate trevjeçare për furnizimin e Ministrisë së Mbrojtjes me kamionë taktikë.
“Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës.
“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mercedes-Benz është konkretizuar përmes nënshkrimit të një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë”, thuhet në njoftim.
Ky zhvillim reflekton strategjinë e Kosovës për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë dhe për të garantuar pajisje moderne dhe të qëndrueshme për operacionet ushtarake. /Telegrafi/
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontratë me Mercedes-Benz për furnizimin me kamionë taktikë
<div><div><img width="506" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821815-modernizimi-i-flotes-ushtarake-maqedonci-nenshkruan-kontrate-me-mercedes-benz-per-fur6991a862c8f6e.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="modernizimi-i-flotes-ushtarake,-maqedonci-nenshkruan-kontrate-me-mercedes-benz-per-furnizimin-me-kamione-taktike" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="506" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821815-modernizimi-i-flotes-ushtarake-maqedonci-nenshkruan-kontrate-me-mercedes-benz-per-fur6991a862c8f6e.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="modernizimi-i-flotes-ushtarake,-maqedonci-nenshkruan-kontrate-me-mercedes-benz-per-furnizimin-me-kamione-taktike" loading="lazy"></p>Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel. Takimi rezultoi me nënshkrimin e një kontrate trevjeçare për furnizimin e Ministrisë së Mbrojtjes me kamionë taktikë. “Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin</div>






