Mickoski: Nuk do të mbështes propozim ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave

Rajon

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski vlerëson se paga minimale dhe pagat e tjera duhet të rriten, por ai nuk do ta mbështesë projektligjin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Ai për “Lokalno” tha se ky është një propozim nga opozita që shkatërroi dhe grabiti Maqedoninë. “Opozita, e cila nuk ka kredibilitet, […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski vlerëson se paga minimale dhe pagat e tjera duhet të rriten, por ai nuk do ta mbështesë projektligjin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Ai për “Lokalno” tha se ky është një propozim nga opozita që shkatërroi dhe grabiti Maqedoninë.

“Opozita, e cila nuk ka kredibilitet, as publik dhe as politik, dhe e cila është e bllokuar në kënetën e vet politike, dhe mendoj se do të jetë në margjinat e skenës politike për një kohë të gjatë”, tha Mickoski.

Ai ende beson se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në rritjen e pagave, domethënë se kjo duhet të rezultojë nga dialogu social midis punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Përndryshe, po, unë jam për rritjen e pagës minimale, po, unë jam për rritjen pagave dhe dua që të ketë paga më të larta, por edhe ky proces duhet të zhvillohet në kuadër të dialogut social midis punëtorëve dhe punëdhënësve, tha Mickoski./Telegrafi/