Më 13 tetor i skadon arresti shtëpiak, Grubi ofron 335 mijë euro garanci për marrjen e pasaportës

Rajon

Ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi i cili në rastin e “Lotarisë” ndodhet në cilësinë e të akuzuarit të tretë, më 13 tetor pritet t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak. Për të garantuar mos arratisjen dhe për t’i kthyer pasaportën, Grubi ka ofruar garanci prej 335 mijë eurove. Grubi në arrest shtëpie ndodhet që 23 shkurti i këtij […]

Madhësia e shkronjave

Ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi i cili në rastin e “Lotarisë” ndodhet në cilësinë e të akuzuarit të tretë, më 13 tetor pritet t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Për të garantuar mos arratisjen dhe për t’i kthyer pasaportën, Grubi ka ofruar garanci prej 335 mijë eurove.

Grubi në arrest shtëpie ndodhet që 23 shkurti i këtij viti kur pas gati 15 muajve arrati u dorëzua vullnetarisht në pikën kufitare Bllacë.

Masa e arrestit shtëpiak ju caktua mbi bazën e raporteve nga shërbimet inteligjente se siguria e tij private dhe familjare janë të cenuara.

Grubi në rastin “Lotaria” akuzohet se në ditën kur është sjell vendimi për ri-organizimin e industrisë së lojërave të fatit, ai ka udhëhequr me seancën e Qeverisë.

Në fillim flet-arresti ndaj tij ishte lëshuar për “mashtrim në shërbim ndërsa më pas u rikualifikua në “shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Gjatë gjykimit ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për veprën e cila i ngarkohet dhe se pika për të cilën prokuroria e ndjek penalisht është miratuar në Qeveri më votim unanim, ndërsa e njëjta paraprakisht kishte marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave.

Dëmi në buxhet sipas prokurorisë arrin gati 10 milion euro. Një muaj më parë, organeve të ndjekjes penale ju dorëzua edhe i akuzuari i parë për këtë vepër, Përparim Bajrami.