Messi, Kane, Yamal apo Mbappe? Kush e meriton Topin e Artë 2026?

Sport

Sonte (e hënë) në Londër do të vendoset se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2026. Yjet e futbollit kaluan një tjetër vit fantastik, ndërsa sipas raportimeve të para, ende nuk është mësuar se kush do ta fitojë Topin e Artë, me favoritët kryesorë që janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe […]

Madhësia e shkronjave

Sonte (e hënë) në Londër do të vendoset se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2026.

Yjet e futbollit kaluan një tjetër vit fantastik, ndërsa sipas raportimeve të para, ende nuk është mësuar se kush do ta fitojë Topin e Artë, me favoritët kryesorë që janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Yamal e fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe La Ligan me Barcelonën, ndërsa në 57 paraqitje të zhvilluara shënoi plot 25 gola dhe dhuroi 20 asistime. Nga “SofaScore” ai në përgjithësi u vlerësua me notën 7.83.

Në anën tjetër, Harry Kane i fitoi të gjitha trofetë në Gjermani me Bayern Munichun, si dhe arriti e mbylli si vend i tretë me Francën për të shënuar 73 gola e dhënë tetë asistime në vetëm 65 paraqitje. “SofaScore” i dha një notë prej 7.79.

Kandidat tjetër është ylli francez Kylian Mbappe, që në aspektin individual ishte i shkëlqyer pavarësisht se nuk iu gëzua trofeve, as me Real Madridin e as me Francën.

Mbappe zhvilloi 60 paraqitje në të gjitha garat për të shënuar 58 gola e dhënë 13 asistime në proces. “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.74.

Faktikisht nga të gjithë të nominuarit, notën më të lartë në “SofaScore” e ka pasur ylli i Argjentinës, Lionel Messi, që kaloi një edicion të mrekullueshëm me Inter Miamin si dhe e dërgoi shtetin e tij deri në finalen e Botërorit, aty ku pësoi disfatë nga Spanja.

Messi në përgjithësi zhvilloi 49 paraqitje, për të shënuar 45 gola e 30 asistime, ndërsa u vlerësua me notën 8.85.

Vlerësimet e të gjithë të nominuarit:

Tani, pyetja e madhe se kush e meriton Topin e Artë?/Telegrafi/

Komentet