Kombëtarja e Brazilit nuk e hapi Kupën e Botës në mënyrën më të mirë. Ekipi i Carlo Ancelottit barazoi me Marokun në raundin e parë, dhe rezultati në fund ishte 1-1.
Ky barazim ngriti shumë pyetje në lidhje me formën e njërit prej favoritëve për titullin, dhe trajneri Ancelotti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.
Tekniku italian, i cili ka fituar reputacionin si një trajner i qetë dhe i përmbajtur gjatë gjithë karrierës së tij, thuhet se ka mbajtur një takim shumë serioz me lojtarët e tij mëngjesin pas ndeshjes.
Sipas informacioneve nga kampi brazilian, Ancelotti i mblodhi lojtarët e ekipit kombëtar para stërvitjes dhe i vëzhgoi për disa minuta pa thënë asnjë fjalë.
Në kamp mbretëroi heshtje e plotë dhe lojtarët, sipas mediave braziliane, e kuptuan menjëherë se trajneri nuk ishte i kënaqur me atë që pa kundër Marokut.
Pas një heshtjeje të shkurtër por të tensionuar, u dha një mesazh që pati jehonë mes lojtarëve të ekipit kombëtar.
“Tani mësoni si ta pasoni topin e mallkuar!”, thuhet se u tha Ancelotti lojtarëve të tij./Telegrafi/






