Mesazh i fortë nga ylli francez, PSG synon gjithçka këtë sezon

Sport

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka deklaruar se mbetet maksimalisht i motivuar për të fituar trofe të tjerë me skuadrën parisiene, teksa po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit më 30 maj. Francezi foli pasi u shpall për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit” në Ligue 1, duke falënderuar klubin, […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka deklaruar se mbetet maksimalisht i motivuar për të fituar trofe të tjerë me skuadrën parisiene, teksa po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit më 30 maj.

Francezi foli pasi u shpall për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit” në Ligue 1, duke falënderuar klubin, stafin dhe bashkëlojtarët për mbështetjen.

“Kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur. Falënderoj klubin, stafin dhe bashkëlojtarët e mi. Kjo më jep forcë për të vazhduar përpara,” u shpreh Dembele.

“Kam ende uri për të fituar më shumë trofe”.

I pyetur nëse do ta votonte veten për këtë çmim, ai minimizoi rëndësinë e suksesit individual, duke theksuar konkurrencën e fortë për këtë vlerësim.

“Jo. Kishte tre ose katër lojtarë që mund ta fitonin. Por lojtarët votuan për mua dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur. Është një bonus”, deklaroi ai.

Dembele foli edhe për statusin e tij në futbollin botëror pas sukseseve individuale të fundit, përfshirë fitimin e Ballon d’Or.

“Po, sepse fitova Topin e Artë”, tha ai kur u pyet nëse perceptimi ndaj tij ka ndryshuar.

Ylli i PSG-së theksoi se ndihet në formë optimale para fazës vendimtare të sezonit, me finalen e madhe ndaj Arsenalit që po afron.

“Ndihem shumë mirë. Do të përgatitemi për këtë finale përmes dy ndeshjeve të mbetura në kampionat. Si gjithmonë, do të argëtohemi, do të stërvitemi me qetësi dhe do të luajmë ndeshjet tona”, shtoi ai.

Pavarësisht se ka fituar tashmë trofe madhorë si Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, Dembele insistoi se motivimi i tij mbetet i pandryshuar.

“Jam një konkurrues. Çdo vit nis nga zero. Ne duam të fitojmë çdo trofe të mundshëm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/