“Merhaba Asker”, përshëndetja në turqisht e Trumpit merr gjithë vëmendjen në Samitin e NATO-s

Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vëmendje me mbërritjen e tij në Ankara për Samitin e NATO-s, pasi përshëndeti Gardën Ceremoniale Turke me fjalët: “Merhaba asker” (“Përshëndetje, ushtar”). Përshëndetja e Trumpit në gjuhën turke u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale dhe u komentua gjerësisht, duke u konsideruar një gjest simbolik respekti ndaj vendit mikpritës. […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vëmendje me mbërritjen e tij në Ankara për Samitin e NATO-s, pasi përshëndeti Gardën Ceremoniale Turke me fjalët: “Merhaba asker” (“Përshëndetje, ushtar”).

Përshëndetja e Trumpit në gjuhën turke u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale dhe u komentua gjerësisht, duke u konsideruar një gjest simbolik respekti ndaj vendit mikpritës.

Ndryshe, Trump ka thënë përsëri se do të donte të merrte kontrollin e Grenlandës dhe paralajmëroi se “mund” të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Evropa, ndërsa ndodhet në Turqi për një Samit me udhëheqësit e NATO-s.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu politikat e aleatëve evropianë mbi energjinë dhe imigracionin.

Ai i bëri komentet ndërsa fliste me gazetarët, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara. /Telegrafi/