Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Magazina

Megan Fox është shndërruar në një sirenë gotike për Halloween, duke publikuar në Instagram një seri fotografish me një pamje të guximshme dhe misterioze. Aktorja 40-vjeçare u shfaq në ujëra të errëta, nën dritën e hënës, me një pjesë të sipërme argjendi dhe një bisht sirene në nuanca gri. Pamjen e plotësonin gishtat me membrana, […]

Madhësia e shkronjave

Megan Fox është shndërruar në një sirenë gotike për Halloween, duke publikuar në Instagram një seri fotografish me një pamje të guximshme dhe misterioze.

Aktorja 40-vjeçare u shfaq në ujëra të errëta, nën dritën e hënës, me një pjesë të sipërme argjendi dhe një bisht sirene në nuanca gri.

Pamjen e plotësonin gishtat me membrana, thonjtë e gjatë dhe gurët dekorues në fytyrë, shkruan DailyMail.

Fotografitë u shoqëruan me një mesazh misterioz, përmes të cilit Megan la të kuptohej se kënga e sirenës ishte një kurth dhe deti ishte varri i viktimave të saj.

Ndërkohë, në jetën personale, aktorja thuhet se nuk është e interesuar të rikthehet te marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly.

Të dy, të cilët kanë së bashku vajzën Saga, thuhet se komunikojnë vetëm për çështjet që lidhen me rritjen e saj. /Telegrafi/

Komentet