Me kallashnikov dhe pistoletë në lokal, dy të rinj kërcënojnë dhe rrahin një person në Shkodër

Nacionale

Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar situatën në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re në Shkodër, ku dy të rinj janë shfaqur të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë. Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator. Në pamjet e publikuara nga avokati Arben Llangozi, shihet një automjet që ndalon pranë […]

Madhësia e shkronjave

Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar situatën në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re në Shkodër, ku dy të rinj janë shfaqur të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator. Në pamjet e publikuara nga avokati Arben Llangozi, shihet një automjet që ndalon pranë lokalit, ndërsa prej tij zbresin dy persona dhe hyjnë në ambientet e lokalit.

Njëri prej tyre mban në dorë një kallashnikov, ndërsa tjetri është i armatosur me pistoletë. Në video, i riu me kallashnikov shihet duke biseduar me një person brenda lokalit, ndërsa personi tjetër afrohet te një klient jashtë dhe e dhunon.

Pas përplasjes, klienti tenton të largohet, por në një moment i riu me pistoletë ia drejton armën në drejtim të tij. Fatmirësisht, arma nuk është përdorur.