Sipas gazetarit spanjoll Guillem Balague, rikthimi i Jose Mourinhos në Real Madrid është “i mbyllur” prej muajsh, me planin që ka nisur të ndërtohet që nga momenti kur Xabi Alonso u shkarkua.
Balague thotë se Florentino Perez e ka përgatitur terrenin prej kohësh, duke biseduar edhe me agjentin Jorge Mendes për këtë ide.
Sipas tij, Perez ka pyetur fillimisht për dy emra: Enzo Maresca dhe Mourinho, por portugezi u kthye shpejt në opsionin kryesor.
“Po. Dhe kjo është rënë dakord prej muajsh, praktikisht që nga momenti kur Xabi Alonso u shkarkua”, ka deklaruar Balague në podcastin “GMS Market Madness”.
Ai shton se bisedimet kanë nisur në janar dhe janë zhvilluar vazhdimisht, duke u afruar drejt rikthimit të Mourinhos: “Që nga janari, gjërat janë vënë në vend që Jose Mourinho të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit”.
Kjo, sipas raportimit, tregon se te Real Madridi e shohin Mourinhon më shumë sesa një emër trajneri – por si figurën që mund të rikthejë autoritetin dhe kontrollin në një moment të vështirë për klubin.
Ndërkohë, Reali pritet të bëjë shumë ndryshime edhe në ekip, me Perez që ka njoftuar se do të ketë transferime të reja, kurse pritet të shiten disa nga yjet kryesorë./Telegrafi/






