“makazze” sërish i pandalshëm, NaVi në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam

Sport

Natus Vincere është kualifikuar në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam pas një fitore bindëse ndaj ekipit turk, Aurora. NaVi ishte sërish dukshëm më e mirë se organizata turke, për të fituar me rezultat 2-0 në mape, aty ku shkëlqeu Drin Shaqiri, i n...

Madhësia e shkronjave

Natus Vincere është kualifikuar në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam pas një fitore bindëse ndaj ekipit turk, Aurora.

NaVi ishte sërish dukshëm më e mirë se organizata turke, për të fituar me rezultat 2-0 në mape, aty ku shkëlqeu Drin Shaqiri, i njohur me nofkën “makazze”.

Fillimisht, në “de_anubis”, NaVi regjistroi fitore prej 13-8, ku “makazze” kompletoi 18 eliminime, ndihmuar nga iM me 23 sosh.

Ndërsa, në “de_nuke”, “makazze” ishte më i dalluari me një rekord 19-12, pra një vlerësim i lartë prej 1.53.

Kësisoj, ylli i Kosovës në fund ishte më i miri me vlerësim 1.42 me plot 37 eliminime në përgjithësi.

Pas kësaj fitore, NaVi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale ndërsa kundërshtarin do ta mësojë të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/