Lushtaku padit Kurtin: Deklaratat e tij janë shpifje, të pavërteta dhe tendecioze

Nacionale

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit Albin Kurti, përmes avokatit të tij. Lushtaku tha se padia është ngritur pas, siç u shpreh ai, deklaratave të pavërteta dhe tendencioze të Kurtit ndaj tij. “Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit Albin Kurti, përmes avokatit të tij.

Lushtaku tha se padia është ngritur pas, siç u shpreh ai, deklaratave të pavërteta dhe tendencioze të Kurtit ndaj tij.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për propagandë politike apo shpifje.

“Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”, tha ai.

Sipas Lushtakut, ky veprim është përgjigje ndaj çdo tentative për, siç tha ai, “linçim politik”.

“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, përfundoi Lushtaku.