Lirohet nga akuza Glauk Konjufca për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Nacionale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza, Glauk Konjufcën lidhur me rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas shqyrtimit të rastit, gjykata ka marrë vendim për lirimin e tij nga akuza. Vendimin e ka bërë të […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza, Glauk Konjufcën lidhur me rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas shqyrtimit të rastit, gjykata ka marrë vendim për lirimin e tij nga akuza.

Vendimin e ka bërë të ditur gjykatësja gjatë shpalljes së aktgjykimit.

“I akuzuar për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, i pandehuri Glauk Konjufca lirohet nga akuza”, ka thënë gjykatësja.