Leonora Jakupi bën thirrje për marshin e 12 shtatorit: Ta mbrojmë historinë më të lavdishme

Magazina

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit, i cili organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit, i cili organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, artistja Leonora Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshi, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së historisë së vendit.

“Të dashur qytetarë, shihemi më 12 shtator në Sheshin Skënderbeu, t’i thërrasim ndërgjegjes tonë kombëtare, për drejtësi, dinjitet dhe liri, ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme dhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare”, ka deklaruar Jakupi.

Thirrja e këngëtares vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.