Leonard Ademaj kërkon dënim për Murselin, Kokallën dhe Plavën: Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit

Nacionale

Në seancën përfundimtare për rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademaj, fjalën para trupit gjykues e mori vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili paraqiti qëndrimin e familjes dhe dhimbjen që kanë përjetuar gjatë gjithë procesit gjyqësor. Në deklaratën e tij, ai theksoi se familja ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe dinjitetin, pavarësisht rrethanave […]

Madhësia e shkronjave

Në seancën përfundimtare për rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademaj, fjalën para trupit gjykues e mori vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili paraqiti qëndrimin e familjes dhe dhimbjen që kanë përjetuar gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Në deklaratën e tij, ai theksoi se familja ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe dinjitetin, pavarësisht rrethanave të rënda.

“E kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit. Kemi treguar kulturë dhe kemi heshtur në shumë raste kur nuk është dashur të heshtet”, u shpreh ai para gjykatës.

Duke iu drejtuar trupit gjykues, Ademaj tha se gjatë gjithë procesit janë paraqitur prova dhe dëshmi të shumta që, sipas tij, e bëjnë të qartë organizimin e krimit.

Ai përmendi drejtpërdrejt Naim Murseli, për të cilin tha se ka organizuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokalla, ndërsa si ekzekutor përmendi Granit Plava.

Sipas tij, provat e paraqitura gjatë gjykimit përfshijnë pamje nga kamerat e sigurisë dhe deklarata që ndërlidhen mes tyre.

“Të paktën 22 kamera kanë kapur lëvizjet e Naimit, Kushtrimit dhe Granitit. Kemi parë përputhshmëri të deklaratave të tyre që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

“Vetëdija e popullit tonë për këtë krim makabër, vetëm vuajtja e dënmit të tyre lëhtëson sado pak dhimbjen tonë”, ka thënë Ademaj. /Telegrafi/